Skip to content

Vjen reagimi i BE per arrestimin e Vlores

Arrestimi i ish-shefes së SHISH Vlora Hysenit, i ka kaluar kufijtë shqiptar që nga dita e martë kur u mësua mbërritja e saj në Shqipëri, pas akuzave të ngritura ndaj saj. Edhe pse Bashkimi Europian ka zgjedhur të mos e komentojnë këtë ngjarje me argumentimin se hetimet ndaj saj janë në vijim, një mesazh i qartë ka mbërritur nga Brukseli: Europianët kanë besim të plotë te SPAK për hetimet dhe ndjekjen penal.

Në lidhje me këtë situatë, zëdhënësi i Komisionit Europian për zgjerimin, Guillaume Mercier është shprehur se se Brukseli nuk komenton çështjet që janë ende në proces, ndërsa shtoi se po ndiqen nga afër zhvillimet e shtetit të së drejtës, veçanërisht reformat në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Related article  “Banka e Shqipërisë ju jep lekë”/ Rama ka një mesazh për shqiptarët

“Ne nuk komentojmë çështje që janë në proces, por ajo që mund të themi është se ne i ndjekim nga afër zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës, veçanërisht reformat në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, fusha në të cilat Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm”, deklaroi Mercier.

Më tej, zëdhënësi i Komisionit Europian vijoi duke shprehur haptazi mbështetjen e e Europës për punën e kryer nga SPAK.

Related article  Detajet e perditesuara te ngjarjes

“Kemi besim të plotë tek aftësia e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, për të zbuluar, hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e organizuar”, tha Mercier.

Ndonëse nga ana e tyre nuk ka pasur një qëndrim për fajësinë apo pafajësinë e Vlora Hysenit, Mercier bëri të ditur se vijojnë kontaktet me autoritetet shqiptare.

Konkretisht, për Vlora Hysenin janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

Related article  Puthja me gjuhë: ja çfarë i ndodh trurit dhe trupit tuaj

Nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal bëjnë fjalë për Përkrahje të autorit të krimit, në këtë rast Ergys Agasi, në mënyrë që ai t’i shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit, si dhe Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete, dhënia e informacioneve të konsideruara sekret ndaj personave të tretë, sërish në këtë rast Ergys Agasi.

Vlora Hyseni akuzohet për këto dy vepra penale dhe ndaj saj janë caktuar dy masat e sigurisë të mësipërme.

Published inNEWS