Skip to content

Ngjarje e rènde tek Zogu i zi ne kryeqytet

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të premte në qytetin e Tiranës, ku në zonën e njohur si “Zogu i Zi” një shtetas nga Kosova mbeti i plagosur me armë zjarri.

Përmes në njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit ka bërë me dije se rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore 33-vjeçari Gjenk Karabeg, i cili ishte plagosur me armë zjarir në këmbë.

Related article  Detaje te reja per Artan Myrtaj

Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Related article  Tragjedi në vend/ 23-vjeçarja i jep fund jetës

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Published inNEWS