Skip to content

Pl*goset një person në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës

Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:15, ndërsa i plagosuri me inicialet D. P., ka marrë fillimisht ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Related article  Tronditet tirana nga ngjarjet e renda

Për shkak të plagëve të marra në pjesën e barkut, ai është transportuar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related article  Tragjedi e rëndë! Katër vëllezër vdesin tragjikisht

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Related article  U aludua se e dèhen dhe abùzuan me te, BEFASUESE vjen reagimi i Ina Aderit dhe i gjithe rrjeti mbeti pafjale

Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Published inNEWS