Skip to content

Gjyqtari i Hagës merr një vendim lidhur me Thaçin

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë vendim me datën 21 shtator për ndryshimin e kufizimeve për vizita te Hashim Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, lidhur me rastin e dytë ku Thaçi akuzohet për ndërhyrje në drejtësi.

Related article  “Boll, mos u merr me…”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës ja plas të gjitha në fytyrë

Gjykata ka hequr ndalimin për vizitë për Milaim Ahmetajn, Milaim Cakiqin, Avni Kastratin dhe tre persona të tjerë emrat e të cilëve janë të redaktuar.

Ndërkohë, ndalesa i është vazhduar Artan Behramit, Ismail Sylës, Blerim Shalës dhe Vllaznim Kryeziut.

Related article  Pas dëshmisë së Eli Farës në Polici, vjen reagimi i vajzës së saj, Marina

Për personat ndaj të cilëve ndalimi është hequr, vizitat nuk janë plotësisht të pakufizuara. Ato duhet të jenë nën monitorim aktiv.

Related article  Gazetarja jep detaje si ndodhi ngjarja në Ksamil, Sokrat Vata mbeti i plagosur edhe vetë, lidhja e tij me efektivin e policisë

Gjatë këtyre vizitave, administrata duhet të raportojë çdo përpjekje për komunikimin e informacionit konfidencial, dhënien e udhëzimeve lidhur me dëshmitarët dhe shkelje të tjera të rregullave të Qendrës së Paraburgimit në hagë.

Published inNEWS