Skip to content

“Lumturia është një vendim!” Çfarë i ndodhi infermieres që i dha fund jetës në Elbasan, e dhimbshme ajo çfarë shkruajti para se të vdiste

Një ngjarje tragjike u regjistrua paraditen e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit, ku një 28-vjeçare në gjendje të rëndë psikologjike ndërmori aktin ekstrem, atë të vetëvrasjes.

Klajda Shuli, nëna e dy fëmijëve, u kthye paraditen e sotme në banesën e saj në lagjen “Visarjon Xhuvani”, la xhupin dhe telefonin dhe me shpejtësi u ngjit në katin e pestë të pallatit ku dhe jetonte duke u vetëhedhur.

Related article  Provat e reja/ Përgjimet ambientale dhe telefonike të Veliajt me vëllanë: Nisni fushatë mediatike, kundër...

Si pasojë e plagëve të marra fatkeqësisht Klajda humbi jetën. Ashtu si dhe bëmë me dije më herët, e reja ishte nënë e dy fëmijëve, më të voglit vetëm 2-vjeç. Ajo punonte si infermiere në Spitalin Rajonalit të Elbasanit, në Neurologji.

Related article  Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatilit, dyshohet për...

Në llogarinë e saj në “Facebook”, përpos fotove të saj, 28-vjeçarja shkruante dhe për lumturinë duke e cilësuar atë një vendim.

“Lumturia ndonjëherë është një ndjenjë, dhe nganjëherë është një vendim”, shkruante Klajda Shuli në një nga fotot e saj.

Related article  'Ishte duke punuar...' Vdes tragjikisht ne vendin e punes 20 vjecari shqiptar

Ngjarja e rëndë u regjistrua këtë të martë, 4 shkurt, rreth orës 11:30 në lagjen “Visarjon Xhuvani” të Elbasanit, ku 28-vjeçarja u hodh nga kati i pestë i pallatit ku jetonte.

 

Published inLajme