Skip to content

Lajm tr*gjik! Nënë e bir gjenden të vd*kur brenda garazhit, dyshohet se…

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Partinico, pranë Palermos në Itali, ku një nënë 37-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar kanë humbur jetën brenda një cisterne nëntokësore në garazhin e banesës së tyre.

Viktimat janë Rosalia La Manna, 37 vjeçe, dhe djali i saj Vincenzo Troia, 21 vjeç. Sipas të dhënave të para, në hapësirën ku ndodheshin dy viktimat mungonte oksigjeni, ndërsa dyshohet se ishte krijuar një përqendrim i lartë i dioksidit të karbonit.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, Vincenzo kishte zbritur në cisternë për të marrë disa rrjeta që familja përdorte për mbledhjen e ullinjve. Por 21-vjeçari dyshohet se është asfiksuar brenda pak minutash.

Related article  Gruaja “e hekurt”/ Mbeti e vetme me katër fëmijë, 92-vjeçarja në Librazhd: Ia dolëm duke bërë edhe

Pasi djali nuk po dilte dhe nuk po përgjigjej, nëna e tij zbriti për ta kërkuar dhe për t’i ardhur në ndihmë. Edhe ajo u ekspozua ndaj të njëjtave kushte dhe humbi jetën.

Zjarrfikësit e njësisë së specializuar NBC hynë në ambient me bombola oksigjeni për shkak të rrezikut të lartë. Kontrollet e para konstatuan se brenda hapësirës nuk kishte nivele të mjaftueshme oksigjeni për mbijetesë.

Related article  Tërmeti me magnitudë 6.7 godet këtë shtet

Rosalia La Manna ishte pronare e një biznesi bujqësor që merrej edhe me prodhimin e vajit të ullirit. Në cisternat nëntokësore familja mbante mjete bujqësore dhe rrjeta për vjeljen e ullinjve.

Sipas hipotezës së parë, rrjetat e lëna aty për një periudhë të gjatë, së bashku me mbetje bimore, mund të jenë dekompozuar duke favorizuar prodhimin e dioksidit të karbonit dhe duke e kthyer ambientin e mbyllur në një hapësirë pa oksigjen.

Trupat e nënës dhe djalit u nxorën nga ekipet e shpëtimit, ndërsa personeli mjekësor nuk mundi të bënte gjë tjetër veçse të konstatonte vdekjen e tyre.

Related article  E PAPRITUR, Miratohet ligji drastik që prek te gjithe shqiptaret! Ja cfare do ju ndodhë nëse ...

Karabinierët kanë nisur hetimet për të përcaktuar me saktësi dinamikën dhe shkakun përfundimtar të tragjedisë.

Published inNEWS