Skip to content

Alarmante ne Gjirin e Lalzit

Zjarri që shpërtheu mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalëzit ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar zonën e banuar dhe duke detyruar autoritetet të nisin evakuimet.

Zona ku situata paraqitet problematike në Shën Pjetër, një zonë e mbushur me komplekse turistike, vila, hotele dhe banesa private. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ka konfirmuar se përmasat e zjarrit kanë kërkuar një operacion të gjerë dhe se strukturat e emergjencës po punojnë prej disa orësh.

“Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit. Përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë. Strukturat zjarrfikëse të Bashkisë Durrës dhe ato të emergjencave kanë ndërhyrë menjëherë në terren dhe prej disa orësh po vijojnë operacionin intensiv për vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit”, deklaroi Sako.

Related article  “Do marrin 10 rroga nga shteti!”/ Qeveria Rama zbulon VENDIMIN fantastik, ja kush përfiton…

Rreziku i afrimit të flakëve pranë ndërtesave ka bërë që autoritetet të marrin vendimin për evakuimin e njerëzve. Të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik pranë vatrës së zjarrit janë larguar, ndërsa e njëjta masë është marrë edhe për një banesë private.

“Për arsye sigurie dhe për të garantuar jetën e qytetarëve, është kryer menjëherë evakuimi i plotë i të gjithë personave që ndodheshin në një kompleks turistik dhe në një banesë private pranë zonës së rrezikut”, bëri të ditur kryebashkiakja.

Related article  detaje tronditëse: Penelope u vrá pas shpine

Situata merr rëndësi të veçantë edhe për shkak të karakterit të zonës. Gjiri i Lalëzit është zhvilluar gjatë viteve si një prej zonave turistike dhe rezidenciale të bregdetit, me një numër të madh vilash, rezidencash, hotelesh dhe kompleksesh turistike. Për këtë arsye, përhapja e flakëve drejt ndërtesave ka shtuar shqetësimin dhe ka kërkuar mobilizimin e forcave nga disa bashki.

Vetëm Bashkia Durrës ka angazhuar katër mjete zjarrfikëse dhe një autobot, ndërsa ndërmarrjet e saj kanë vënë në dispozicion edhe tre autobote të tjera. Nga Tirana janë dërguar dy mjete zjarrfikëse dhe një autobot, ndërsa bashkitë Shijak, Kavajë dhe Kamëz kanë dërguar nga një mjet zjarrfikës.

Related article  34-vjeçari që humbi jetën është djali i këngëtarit të njohur

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka angazhuar gjithashtu tre mjete zjarrfikëse dhe 40 forca në mbështetje të operacionit.

“Operacioni mbetet i vështirë për shkak të shtrirjes së gjerë të flakëve, por ekipet operacionale po punojnë pa ndërprerje për izolimin e plotë të vatrave. Bashkia Durrës, në koordinim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme, Mbrojtjen Civile dhe të gjitha shërbimet e emergjencës, po ndjek hap pas hapi situatën dhe mban në gatishmëri të plotë të gjitha kapacitetet e saj deri në normalizimin e plotë të situatës”, tha Sako.

Published inNEWS