Skip to content

E vrau sepse kishte hyrë për të vjedhur, kush është shqiptari që u vra në Itali, baba i një djali të vogël

Gjovalin Lazri, është 36-vjeçari shqiptar i cili u vra me vrarë me armë zjarri një ditë më parë, në provincën e Kuneos, Itali. Sipas hetimeve paraprake, Lazri dyshohet se kishte hyrë në një kantier bashkë me persona të tjerë, me qëllim vjedhjen e materialeve dhe pajisjeve të ndërtimit.

Sipas rindërtimit të deritanishëm të ngjarjes nga hetuesit, pronari i objektit, Roberto Mollo, 35 vjeç, ka dëgjuar zhurma dhe ka qëlluar me një pistoletë gjysmëautomatike. Një prej plumbave ka goditur Lazrin. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të urgjencës për ta shpëtuar, 36-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Related article  Kush janë meshkujt e famshëm shqiptarë që shkojnë me femra për lekë? Gazetari trondit, zbulon detajet e forta

Lazri jetonte prej kohësh në Torino, së bashku me partneren dhe djalin e tyre. Ai administronte së bashku me partneren një bar në zonën e Torinos. Familjarët, përmes avokates së tyre, janë shprehur të tronditur nga vdekja e tij, ndërsa kanë deklaruar se Lazri po përpiqej të linte pas të kaluarën dhe të riintegrohej në shoqëri.

Related article  SHBA-BE-Gjermani zbresin në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën e madhe! Gati zgjedhjet e parakohshme, ja çfarë e pret Ramën dhe Berishën

Sipas mediave italiane, shqiptari kishte precedentë penalë për vepra kundër pasurisë, por nuk janë bërë të ditura detaje për rastet konkrete.

Related article  E bujshme! Ambasada amerikane në Shqipëri bën veprimin e ‘papritur’: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do…

Në momentin e ngjarjes, Lazri dyshohet se ka qenë me katër ose pesë persona të tjerë, të cilët janë larguar me vrap pas të shtënave.

Published inNEWS