Skip to content

Zbardhet biseda e fundit e nertil buzit

Zbardhet biseda e fundit e Nertil Buzit me një prej motrave të tij, e zhvilluar vetëm pak ditë para ngjarjes së rëndë të 24 korrikut në Roskovec.

Biseda e siguruar nga emisioni “Në kohë reale”, hedh dritë mbi atë që Buzi i thoshte motrës për marrëdhënien me ish-partneren e tij, Rozalinda Plaka, si dhe për kallëzimin e bërë ndaj tij.

Në komunikimin me motrën, Buzi shprehej se shpresonte që ish-partnerja të tërhiqte kallëzimin. Sipas versionit të tij, ajo i kishte dhënë fjalën se do ta bënte këtë, por ai shfaqte shqetësimin se familjarët e saj mund ta pengonin.

“Duan një deklaratë nga ana e asaj palaços. Mos të të shpëtojë goja, më ka dhënë llafin ajo për të ma bërë. E la dhe për të shtunën e parë faktikisht, por nuk e lanë ata të dilte. Ajo më ka dhënë llafin që do ta bëjë, se di. Inshalla nuk nxjerr ndonjë muhabet tjetër. Po e morën vesh ata, që do bëj atë gjë tha, e para do ta rikthejnë prapë, pastaj do ta detyrojnë, s’di ç’të bëjë. Nuk do ta marrin vesh ata, po e bëri do ta bëjë pa dijeninë e atyre”, dëgjohet të thotë Buzi në bisedën e publikuar.

Related article  “Më është tharë shpirti!” Nëna e Sokol Olldashit mes LOTËSH zbulon detajet që askush si dinte: Më puthi në ballë si çdo ditë, iku e s’erdhi më…

Në të njëjtin komunikim, ai mohonte se kishte ushtruar dhunë ndaj ish-partneres dhe pretendonte se familjarët e saj kërkonin ta “fundosnin”.

“Pse ç’jam unë budalla, as e kam prekur ndonjëherë atë me dorë dhe s’kam pse e prek, ç’lidhje ka ajo fare s’ka arsye. Iu çova mesazh hajdeni se po ju pres, hajdeni të gjithë familjarisht qysh jeni. Merre dhe atë dajon i thash, atë trimin dhe hajdeni kur të doni iu mirëpres, nuk kthejnë përgjigje. Unë e di që ata atë duan të më fundosin sa më shumë se iu doli blof herën e parë dhe po mundohen tani, por unë nuk jam budalla…”, shprehej ai.

Related article  Vdes në moshën 72-vjeçare personi qe ja dedikoi jeten

Biseda është zhvilluar vetëm pak ditë përpara ngjarjes së rëndë të 24 korrikut në Vidhishtë të Roskovecit. Atë ditë, Nertil Buzi shkoi në banesën e familjes Plaka, ku qëlloi me armë ndaj ish-vjehrrit dhe ish-vjehrrës së tij. Kosta Plaka humbi jetën, ndërsa bashkëshortja e tij, Belere Plaka, mbeti e plagosur rëndë dhe ndërroi jetë më vonë në spital.

Pas të shtënave, Buzi mori me forcë ish-partneren e tij, Rozalinda Plaka, e cila u lirua disa orë më vonë pas negociatave me forcat e policisë, ndërsa Buzi i dha fund jetës brenda automjetit të tij.

Related article  Tronditëse! Në këto qytete të Shqipërisë kushërinjtë martohen me njëri-tjetrin, ja ne cilat qytete

Ndërkohë, një tjetër pistë që mund të hedhë dritë mbi konfliktin mes palëve është se përplasja mund të mos ketë pasur në themel vetëm përfundimin e marrëdhënies mes Nertil Buzit dhe Rozalinda Plakës, por edhe mosmarrëveshje financiare.

Kujtojmë se, Buzi kishte sjellë një shumë parash nga Anglia, të cilën, sipas pretendimeve të ngritura, nuk e kishte gjetur më pas në Shqipëri. 35-vjeçari Nertil Buzi kishte qenë më herët peng i grupeve kriminale në Angli dhe se për lirimin e tij kishte ndërhyrë policia londineze.

Pista financiare dhe rrethanat e tjera që mund të kenë ndikuar në përshkallëzimin e konfliktit mbeten pjesë e çështjes që po hetohet. Pretendimet e ngritura për ngjarjet në Angli dhe paratë e sjella në Shqipëri kërkojnë konfirmim nga autoritetet përkatëse.

Published inNEWS