Skip to content

I FUNDIT – Vritet shqitpari 25-vjecar, dalin detajet tronditese, pronari i shtepise zbuloi qe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Torino të Italisë, ku pronari i një shtëpie e cila thuhet se ishte vënë në shënjestër për t’u grabitur, i ka marrë jetën një shtetasi shqiptar.

Deri më tani, identifikimi i viktimës nuk është bërë ende por mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një 25-vjeçar me origjinë shqiptare dhe banor i Torinos.

Related article  E trishtë! Ndahet nga jeta ish deputetja e Partisë Demokratike, nesër pritej që ajo të dëshmonte në gjykatë për

Paraprakisht mësohet se viktima rezulton me precedent të mëparshëm penalë, ndërsa nuk dihet akoma se për çfarë konkretisht.

Si ndodhi ngjarja?

35-vjeçari i habiti hajdutët mbrëmë në oborrin e shtëpisë së tij në fermë, e cila ishte duke u rinovuar në Via Roma, në Baldissero d\’Alba.

Related article  E rende ne vendin tone, raportohet per humbje jete

Ishte ora 2:00 e mëngjesit dhe jashtë ishte errësirë, kur pronari i godinës që u tentua të grabitej, ishte vetëm në shtëpi kur dëgjoi zhurma që vinin nga jashtë. Në këto rrethana thuhet se ai mori armën e tij dhe doli për të parë se çfarë po ndodhte.

Me të dalë jashtë, 35-vjeçari (pronari i shtëpisë) u gjend përballë një bande grabitësish, rreth pesë personash, ndaj të cilëve hapi zjarr duke i marrë jetën njëri prej tyre, shqiptarit.

Related article  Ne oret e vona nje ngjarje e rende, detajet

Bashkëpunëtorët e viktimës mësohet se u zhdukën me vrap nga vendngjarja, ndërsa pronari i fermës njoftoi shërbimet e emergjencës. Shërbimet e urgjencës mjekësore mbërritën gjithashtu në vendngjarje dhe u përpoqën që ta rikthenin në jetë viktimën, por pa sukses.

Published inNEWS