Skip to content

Shenohet nje tjeter humbje jete nga vrusi

Shënohet viktima e dytë nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, ndërsa shtatë raste të infektimit janë konfirmuar nga autoritetet shëndetësore.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e infeksionit, vetëm disa ditë pas raportimit të rastit të parë fatal.

Related article  FJALËT e Arlindës, 49-vjeçares i “qante zemra” për të birin, kunati ende në arrati

Sipas IKSHPK-së, të shtatë personat e prekur janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Tre prej pacientëve paraqesin shenja klinike të meningjitit akut, ndërsa tre të tjerë shenja të meningoencefalitit akut. Një pacient paraqet gjendje febrile.

Related article  Hapini derën punonjësve të Kadastrës ose legalizimi..

Gjatë periudhës 7 gusht–18 shtator 2026, Laboratori i Mikrobiologjisë ka konfirmuar gjithsej shtatë raste me virusin e Nilit Perëndimor. Pesë prej të infektuarve janë meshkuj dhe dy femra.

Related article  Pamje nga brenda aksionit të madh! Policia sekuestron rreth 1 milion euro cash dhe godet rrjetin e dyshuar të mashtrimeve online
Published inNEWS