Skip to content

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos, pranë kryqëzimit të Parkut. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet që përdorej nga një shpërndarës ushqimesh.

Related article  Tronditëse/ Autobusi me turistë përmbyset, raportohen 5 humbje jete. Shume te plagosur

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka pësuar dëmtime të rënda.

Related article  E papritur nga aktivisti Arben Kola, jep mesazhin e FORTE per protestuesit

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Related article  E bujshme! Largohet nga detyra drejtori i lartë i shtetit, ja kush e zëvendëson
Published inNEWS