Skip to content

E çuditshme! Deputeti i njohur propozohet për President!

Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për Bekim Sejdiun mbetet praktikisht e pazbatueshme, pasi nuk ekzistojnë vota të mjaftueshme për zgjedhjen e tij.

Në dritën e këtyre zhvillimeve, Gazeta Nacionale ka mësuar nga burime të mirëinformuara se në bisedimet politike ka nisur të qarkullojë edhe një emër tjetër nga LDK-ja: Anton Quni – vetëm tri ditë para se Dhomat e Specializuara në Hagë të shqiptojnë aktgjykimin në procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Bekim Sejdiu mbetet kandidati rreth të cilit janë marrë vesh kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Por kundërshtimi i gjashtë deputetëve të LDK-së, si dhe refuzimi i PDK-së dhe AAK-së për t’iu bashkuar marrëveshjes, e kanë lënë zgjedhjen e tij larg të qenit punë e kryer. Gjashtë deputetët e LDK-së që kanë dalë kundër janë Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri.

Related article  Pamjet e TRISHTA të Buzit pak çaste para se të merrte vendimin tr*gjik

Pikërisht në këtë situatë, burime të mirëinformuara të Gazetës Nacionale bëjnë të ditur se në qarqe të ndryshme politike ka filluar të përmendet emri i Anton Qunit si një prej alternativave të mundshme nëse kandidatura e Sejdiut dështon.

Megjithatë, burimet e Nacionales bëjnë se Vjosa Osmani vazhdon të jetë e vendosur në mbështetje të Bekim Sejdiut dhe se, të paktën deri më tani, nuk ka hequr dorë nga përpjekja që ai të bëhet presidenti i ardhshëm.

Related article  Altin Hila në burg, bashkëshortja merr djalin e sëmurë dhe ben veprimin e pabesueshem!

Faton Peci ka qenë ai që e ka përmendur emrin e Qunit si mundësi për postin e presidentit, sipas burimeve.

Çështja merr peshë shtesë pas zhvillimeve në Kuvend sot.

Albulena Haxhiu e shpalli të konstituuar Legjislaturën XI të Kuvendit, ndonëse nënkryetari nga radhët e PDK-së nuk u zgjodh dhe kjo parti ka paralajmëruar se do ta kontestojë procesin në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një letre dyfaqëshe, kjo parti njoftoi tërheqjen e përkohshme të kandidaturës së Çitakut.

“Përmes kësaj shkrese, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, ju njoftojmë për tërheqjen e përkohshme të kandidaturës së znj. Vlora Çitaku për pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letër.

PDK-ja e paraqiti vendimin si pasojë të tejkalimit të afateve kushtetuese, jo si heqje dorë nga përgjegjësia institucionale. “Kushtetuta nuk i përcakton afatet si orientime politike dhe as si rekomandime që mund të respektohen ose të shpërfillen varësisht nga interesat e shumicës parlamentare”, thuhet në dokument.

Related article  Shuplakë ndërkombëtare për Edi Ramën: ja cfare thane eurodeputetet ne proteste

Partia i referohet nenit 66 të Kushtetutës dhe paragrafit 140 të Aktgjykimit KO124/25. Sipas saj, konstituimi duhej të përfundonte brenda 30 ditëve.

Afati kishte përfunduar më 7 gusht, ndërsa partia e udhëhequr nga Bedri Hamza tha se nuk u respektua as zotimi publik për përmbylljen e procesit deri më 6 shtator.

PDK-ja bëri të ditur se mori pjesë në seancat e 9 dhe 11 shtatorit për shkak të rëndësisë së 16 shtatorit dhe procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Published inNEWS