Skip to content

Avokati nxjerr armën për të vrarë ish-gruan në restorant, i ngec siguresa në momentin fatal! Kamarieri i hidhet sipër

Paniku pushtoi një restorant në Ohio, SHBA, kur një avokat 43-vjeçar nxori armën dhe tentoi të qëllonte ish-bashkëshorten e tij. Në momentin kritik, arma nuk u shkrep pasi sigurimi ishte ende i aktivizuar, duke i dhënë kohë një kamarieri të ndërhynte dhe ta neutralizonte.

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2025, në restorantin italian “Sabira”, ndërsa momenti është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Në pamje, 43-vjeçari Matthew Exton shihet teksa nxjerr armën dhe e drejton në drejtim të ish-bashkëshortes. Arma nuk shkrep pasi sigurimi ishte i aktivizuar. Exton tenton sërish të qëllojë, por në ato momente ndërhyn kamarieri Tracy Cole Jr., i cili i hidhet sipër dhe arrin ta ndalojë.

“Asgjë në trajnimin e tyre nuk mund ta kishte përgatitur stafin për atë që ndodhi”, deklaroi për WTOL prokurorja e qarkut Lucas, Julia Bates, gjatë gjyqit.

Sipas dosjes së çështjes, Exton ndodhej në një bar pranë restorantit kur pa ish-bashkëshorten e tij të ulur me familjen e saj, gjatë mbrëmjes së inaugurimit të restorantit.

Fillimisht, ai i dërgoi një pije në tavolinë dhe më pas, teksa ajo po largohej nga restoranti, e pështyu. Pak më vonë, u kthye dhe nxori armën.

Sipas prokurorisë, arma ishte e mbushur, me një plumb në fole dhe shtatë të tjerë në karikator.

Gjatë gjyqit, Exton deklaroi se nuk kishte pasur qëllim të tërhiqte këmbëzën. Ai pretendoi se e kishte drejtuar armën ndaj ish-bashkëshortes për ta detyruar që të përshpejtonte shitjen e shtëpisë së tyre.

Exton, i cili në atë kohë punonte si avokat i çështjeve penale dhe kishte zyra ligjore në Michigan, u shpall fajtor të premten e kaluar për tentativë vrasjeje dhe dy akuza për shkaktim të rëndë të dëmtimeve trupore.

Pas incidentit, licenca e tij për ushtrimin e profesionit të avokatit u revokua.

Waiter at an Ohio restaurant tackles a man after he tried to shoot his ex-wife in newly released footage.

43-year-old Matthew Exton, of Toledo, Ohio, has been found guilty of attempted murder.

Exton had been drinking when he saw his ex-wife and her family celebrating at a… pic.twitter.com/ze6wLpn2LG

— Collin Rugg (@CollinRugg) September 9, 2026

Published inLajme