Skip to content

Ahmetaj g.odet Kryeministrin e vendit

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi i bindur se urdhrin për sulmin shtetëror ndaj News24 dhe Panorama, më shumë se 1 vit më parë, e ka dhënë drejtpërdrejtë kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për News24, Ahmetaj e krahasoi pa rezerva Ramën me ish-kreun e kartelit të Sinaloas, “El Chapo”, për të argumentuar pretendimin e tij se përgjegjësia e një drejtuesi nuk kushtëzohet nga kapja e tij duke kryer drejtpërdrejt një veprim.

Related article  Fundjava nis me nje ngjarje te trishte ne vendin tone

“Po kur thonë Ramën s’e kanë gjetur me para? Edhe El Chapon nuk e gjetën duke shpërndarë drogë, por shkatërroi botën me drogë. Vendimet i merr ‘kreu i organizatës’”, theksoi Ahmetaj.

Related article  Dhëndri i Trumpit ndërton në Zvërnec/ Vjen reagimi nga Bashkimi Europian: Qeveria Rama…

Më tej Ahmetaj u shpreh: “Jemi duke folur për shpërbërje shteti dhe gjakderdhje financiare. Segmente të SPAK kanë çmontuar vetëm bulonat, struktura është e fortë. Ndiqni ku shkojnë tenderat, edhe te AKSHI.

Bota janë budallenj që bëjnë tendera? Ukraina në luftë bën tendera, ky në paqe nuk bën tendera dhe, kur i bën, i paracakton. Jemi në këtë pikë.

Related article  8,500 vende pune në shtetin evropian për ata jashte BE-së, paga mesatare bruto 7,400 euro në muaj

Vendimet si ai për News24, si për Aeroportin e Vlorës, aty ka vetëm një njeri. Numrat 2 i ka fshirë, numrat 3 i ka vrarë, degdisur, aty është vetëm ‘kreu i organizatës’”./Ballkan

Published inNEWS