Zbardhen detaje te reja per ngjarjen qe shkaktoi nje vktime

Një 35-vjeçar shqiptar është identifikuar si viktima e vrasjes së rëndë në San Giorgio delle Pertiche, në Itali. Bëhet fjalë për Ferdinant Hotin, banues në Mirano, trupi i të cilit u gjet në një Fiat Bravo të zhytur në lumin Tergola.

Identifikimi u bë përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe provave të tjera të mbledhura nga hetuesit. Sipas autopsisë, 35-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt, ndërsa në momentin e ekzekutimit i kishte duart të lidhura. Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se viktima kishte ndërruar jetë para se trupi të hidhej në ujë, pasi nuk u gjetën shenja uji në mushkëri.

Related article  E dhimbshme sa s’ka më! Momenti kur i jepet lamtumirë vëllait dhe motrës

Karabinierët po rindërtojnë lëvizjet e shqiptarit gjatë mbrëmjes së 7 shtatorit, ndërsa po analizohen kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar personat me të cilët ai është takuar.

Related article  Kaos ne Tirane, hidhet lende djegese drejt godines

Ndërkohë, përmes numrit të shasisë është identifikuar edhe pronari i Fiat Bravo-s, një banor i provincës së Venecias, i cili nuk kishte raportuar vjedhjen e automjetit.

Related article  Tirana ne proteste! Reagon kryeministri i vendit

Hetuesit po e marrin në pyetje për të sqaruar rolin e tij në ngjarje. Gjetja e trupit në një thes të zi, i mbuluar me goma automjetesh, si dhe zhytja e makinës në lumë, kanë përforcuar dyshimet se bëhet fjalë për një vrasje të planifikuar dhe një përpjekje për të fshehur gjurmët.