Skip to content

Këta janë dy të rinjtë që u shënjestruan në Laprakë, morën plumba në këmbë, Policia bie në gjurmët e autorëve (DETAJE)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Tiranën, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona në zonën e Laprakës.

Burime për mediat bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ata janë identifikuar si Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri, të cilët kanë marrë plagë në gjymtyrët e poshtme.

Related article  Cili krah dhemb para një ataku në zemër? Mesojeni këtë simptomë që mund t’ju shpëtojë jetën

Sipas njoftimit paraprak të policisë, është arritur të gjendet mjeti i autorëve të dyshuar pak metra larg vendit të ngjarjes.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Të plagosurit pritet të merren në pyetje për të sqaruar dinamikën e ngjarjes, ndërsa po bëhet edhe këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e autorit apo autorëve. Deri më tani dyshohet se një konflikt i çastit ka agravuar deri në përdorimin e armëve.

Related article  Tensione të mëdha para Parlamentit, policia arreston Dritan Goxhajn, ja çfarë ndodhi mes tyre

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit B. D., rreth 39 vjeç, dhe D. T., rrerh 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën .

Related article  Ambasada Amerika ben thirrjen e dobishme qe prek shqiptaret

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Published inNEWS