Ndryshime në qeveri! Edi Rama i jep postin e madh ish ministres së njohur

Evis Kushi pritet të jetë nënkryetarja e re e Kuvendit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Klodiana Spahiun. Ndryshimi është njoftuar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Sipas burimeve, Kushi do të propozohet për postin e nënkryetares së Kuvendit, ndërsa Klodiana Spahiu pritet të largohet nga kjo detyrë për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Related article  Vajza e ish-ministrit Ilir Beqaj ben veprimin befasuese

Lëvizjet janë bërë të ditura gjatë mbledhjes së socialistëve, në kuadër të ndryshimeve në postet drejtuese.

Evis Kushi rikthehet kështu në një pozicion të rëndësishëm institucional, pasi më herët ka mbajtur postin e ministres së Arsimit dhe Sportit.

Related article  E BUJSHME – Fshehja e vd ekjes së turistes në Palasë, Policia del me reagim zyrtar pas nje jave: 33-vjeçarja humbi jeten nga…

Ndërkohë, kalimi i Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë sjell edhe nevojën për zëvendësimin e saj në drejtimin e Kuvendit.