Skip to content

E fundit! Është akoma në detyre, ministri i madh shqiptar dënohet me 1 vit burg nga gjykata

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë vendimin për Xhelal Sveçlën lidhur me incidentin e vitit 2018, kur në Kuvendin e Kosovës u përdor gaz lotsjellës.

Sveçla, i cili aktualisht mban detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, është shpallur fajtor për “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe është dënuar me një vit burgim me kusht.

Related article  Donald Trump’s latest social media post triggers widespread reactions online

Vendimi nuk parashikon vuajtje efektive të dënimit. Sveçla do ta shmangë burgimin nëse gjatë periudhës njëvjeçare të kushtit nuk përfshihet në një tjetër vepër penale.

Në momentin e shpalljes së vendimit, ai nuk ndodhej në sallën e gjyqit.

Related article  E BUJSHME/ Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, preken mijra shqiptare

Gjatë seancave gjyqësore, Sveçla ka insistuar se është i pafajshëm. Ai ka mbrojtur qëndrimin se përdorimi i gazit lotsjellës ishte pjesë e aksionit politik të opozitës kundër marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në kohën kur shërbente si deputet.

Related article  Aksident me humbje jete, makina “merr përpara” këmbësoren

Çështja nuk përfshin vetëm Sveçlën. Për të njëjtin rast po gjykohen edhe Fitore Pacolli, ministre në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ish-deputeti i Vetëvendosjes Salih Zyba dhe ish-deputetja e LDK-së, Drita Millaku.

Published inNEWS