Skip to content

E ëma u merakos pse po flinte aq shumë, gjen të pajetë vajzën e saj 24-vjeçare, ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi komuniteti lokal të Rodosit pasi një 24-vjeçare është gjetur e pajetë nga mamaja e saj.

Lajmi i trishtë është mësuar nga raportimet e mediave greke të cilat shkruajnë se e reja Kyriaki Kasiotis, u gjet e pajetë teksa flinte gjumë.

E dërrmuar nga ngjarja e rëndë, mamaja e 24-vjeçares në një prononcim të dhënë për emisionin “Truths with Zina” tha se Kyriaki ishte ankuar për dhimbje koke pak para vdekjes së saj.

Related article  Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kete zone ne Tirane

Më tej ajo zbulon se nga kureshtja për të parë vajzën e cila ishte në gjumë për orë të tëra, kur mbërriti në dhomën e saj dhe u afrua vëreu se të bijës i kishte ndaluar pulsi. Të panikosur prindërit e së resë thirrën menjëherë shërbimet e urgjencës dhe pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për ta kthyer në jetë 24-vjeçaren, ata nuk ia dolën dot dhe ajo u shpall e vdekur në spitalin e Rodosit.

Related article  “Do ta jap pasurinë time për Ilir Metën”, avokati Cakrani: Donin ta el minonin, por ja si shpëtoi

“Ajo kishte vetëm dhimbje koke, më thoshte ‘Kam dhimbje koke’. Pas darkës më tha ‘Do të fle’. Isha në punë. U ktheva dhe fëmija po flinte. Pas pak shkova ta zgjoja, i thashë ‘çfarë po bën duke fjetur për kaq shumë orë?’ Dhe ajo ishte e vdekur. Më 20 maj, ajo kishte ditëlindjen me motrën e saj binjake. Ajo studionte në Lemnos. Një princeshë. Fëmija im ishte një engjëll“, tha nëna e 24-vjeçares.

Related article  29 vjeçarja që u mbyt sot në detin shqiptar

Referuar certifikatës zyrtare të vdekjes të lëshuar pas një autopsie të kryer nga Shërbimi Mjekësor Ligjor i Dodekanezit, vdekja e 24-vjeçares Kyriaki Kasioti mësohet se ka ndodhur për shkak të një hemorragjie në tru.

Sipas të dhënave zyrtare mësohet se vdekja ndodhi të dielën, më 24 maj 2026 , në shtëpinë e saj në zonën Afantou, midis orës 20:00 dhe 21:00 të natës.

Published inNEWS