Një fëmijë është goditur nga një veturë në rrugën “Sali Qeku” në Ferizaj.
Sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline, dyshohet se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.
Related article Miri hedh akuza të rënda ndaj Kiara Titos, që Luiz Ejlli nuk do e durojë dot (Video)
I mituri ka pësuar lëndime dhe është duke marrë trajtim mjekësor.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë lidhur me rastin dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes./