Deputeti gjendet i p*jetë në makinë, Ministri i Brendshëm bën reagimin

Një ligjvënës i Kongresit federal të Meksikës është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij në shtetin e Veracruz.

Viktima është Zeniazen Escobar, 42 vjeç, i cili u gjet në sediljen e shoferit të makinës së tij të parkuar në anë të rrugës, me një plagë nga arma e zjarrit. Pranë trupit, hetuesit kanë gjetur edhe një armë.

Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Brendshëm i Veracruz, Ricardo Ahued, i cili tha se shkak i vdekjes ka qenë një e shtënë me armë zjarri. Ai nuk dha më shumë detaje, duke mos sqaruar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo vrasje.

Related article  Nuk ndihem mire….! Vdes papritur gjyqtari njohur shqiptar në bjeshkët e Tropojës, kishte shkuar për…

“Vdekja ka ardhur si pasojë e një plage me armë zjarri, në këtë moment nuk mund të japim detaje të tjera”, u shpreh ai.

Escobar njihej për një karrierë të gjatë në administratën publike. Ai ka punuar si mësues, ka drejtuar një sindikatë arsimore dhe ka mbajtur postin e Ministrit të Arsimit në Veracruz nga viti 2018 deri në 2021. Në shtator të vitit 2024, ai u zgjodh deputet federal.

Related article  Ndahet nga jeta pedagogia e njohur

Ai kishte tërhequr vëmendjen e opinionit publik disa muaj më parë pas një sherri të bujshëm në Kongres. Ai ishte përplasur me deputetin e opozitës nga PRI, Carlos Mancilla, pasi ky i fundit e kishte quajtur të dehur. Debati degjeneroi në ofendime, ku Mancilla e quajti Escobarin “striptist i mallkuar, njeri që ia mbath nga shoqëria”, ndërsa Escobar e kërcënoi se do ta godiste.

Related article  Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë

Veracruz mbetet një nga shtetet me nivelin më të lartë të dhunës në Meksikë, ku përplasjet mes grupeve kriminale të lidhura me trafikun e drogës janë të shpeshta. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të vdekjes së deputetit.