Skip to content

Çfarë po ndodh në Greqi?! Tërmetet nuk kanë të ndalur, sizmiologën paralajmërojnë më të keqen

Vazhdon aktiviteti intensiv sizmik në Santorini, pasi tre tërmete mbi 3 të shkallës Rihter kanë ndodhur brenda gjashtë minutave, shkruajnë mediat greke.

Santorini, Ios dhe Amorgos janë tashmë “nën mikroskopin” e autoriteteve kompetente shëndetësore, për shkak të shqetësimeve të shtuara nga tërmetet e njëpasnjëshme që kanë goditur vendin.
Mjekët me ambulanca dhe pajisje, janë angazhuar në kuadër të gatishmërisë së vazhdueshme operacionale dhe përforcimit parandalues ​​të mekanizmave të reagimit të menjëhershëm.

Related article  Ja cila është arsyeja që SHBA shpalli “Non Grata” politikanin e njohur

Ekipet e shpëtimit gjithashtu do të jenë prezent nga nesër dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme në Ios dhe Amorgos, për të forcuar strukturat ekzistuese shëndetësore.

Related article  Burri godet me thikë nga komshiu pas sherrit për parkimin – Detajet e para

Një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orën 19:41 (me orën greke) në zonë, me epiqendër 23 km në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos, sipas Institutit Gjeodinamik.

Related article  Kandidati i PS për deputet kapet në flagrancë duke blerë vota me lekë (VIDEO)

Ndërkohë qytetarët këshillohen të mos banojnë në ndërtesa të vjetra, në rast lëkundjesh të forta, të mos i afrohen bregdetit, dhe t’u binden rregullave të autoriteteve.

 

Published inLajme