Moti bën ‘kthesën’ ne Shqiperi/ Breshëri godet rëndë ne kete vend, deri tani thuhet se …

Një ditë pas stuhisë së breshërit, pasojat në tokat bujqësore të Braçanjit dhe Dobranjit në Devoll janë të dukshme. Parcela të tëra me fasule janë dëmtuar rëndë, ndërsa në disa raste fermerët thonë se kanë humbur deri në 70% të prodhimit të tyre.

Më e prekura është fasulja, e cila ishte në fazën e pjekjes dhe pritej të korrej së shpejti. Por dëmet nuk janë kufizuar vetëm te kjo kulturë. Breshëri ka goditur edhe qepët, domatet, specat, mollët, dardhat dhe kultura të tjera.

Related article  E trishtë/ E moshuara ndërron jetë e braktisur në banesë

Fermerët tregojnë se brenda pak minutash puna e muajve u dëmtua, ndërsa shqetësimi i tyre tashmë është edhe për prodhimin që ka mbetur në parcela.

Kjo është stuhia e dytë që prek zonën brenda pak javësh. Fermerët thonë se edhe një muaj më parë u përballën me të njëjtën situatë, ndërsa kërkojnë që institucionet ti mbështesin.

Related article  Dyshohet se u mori jeten te moshuarve gjatë kohës që po i transportonte për spital, vnën hetim shoferi i ambulancës

Kryeplaku i Dobranjit, Petrika Zyfi, thotë se rreth 50 fermerë janë prekur nga breshëri, ndërsa fasulja është kultura që ka pësuar dëmet më të mëdha.

Ndërkohë, Bashkia Devoll ka nisur verifikimet në terren. Deri tani janë evidentuar rreth 40 hektarë tokë bujqësore të dëmtuar, me një nivel mesatar dëmi prej rreth 40%.

Related article  “Na ruajt Zoti” – Ish-ministri i Brendshëm jep detaje për skandalin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet - PETRAVU

Vetëm në Dobranj janë konstatuar rreth 30 hektarë me fasule, ku dëmi vlerësohet nga 50 deri në 60%. Inspektimet do të vijojnë gjatë tre ditëve të ardhshme për të përcaktuar më saktë sipërfaqet dhe nivelin e dëmit.