Skip to content

GJendet pa jete personi qe denoncoi

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, ish-drejtorit të zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju-Jork, e cila kishte denoncuar pranë autoriteteve amerikane aktivitetet e tij të paligjshme, është gjetur e vdekur, raporton Daily Mail.

Vdekja e Allison Guerrieros ka rikthyer në vëmendje një prej episodeve më të bujshme të dosjes McGonigal, ish-zyrtarit të lartë të inteligjencës amerikane, i cili u dënua në SHBA për shkeljen e sanksioneve ndaj Rusisë si dhe për fshehjen e pagesave të marra nga një ish-punonjës i shërbimeve të inteligjencës shqiptare.

Related article  Detaje te fundit nga ngjarja qe shokoi Lushnjen

Emri i Guerrieros ka pasur një rëndësi të veçantë edhe për opinionin publik në Shqipëri. Pas përfundimit të lidhjes së tyre, ajo i ka vënë në dispozicion hetuesve amerikanë të dhëna mbi veprimtarinë e McGonigal, duke përfshirë edhe marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama.

Related article  Ne Shqiperi po vijne drejt 'zhdukjes': Deri në 2050 pritet të “mos jenë” gati gjysma e moshës 15-24 vjeç

Sipas deklaratave të bëra publikisht nga Guerriero, McGonigal i kishte treguar se do të udhëtonte drejt Shqipërisë për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama, ndonëse pa i zbuluar qëllimin e saktë të atyre takimeve.

Related article  Lajm i mire! Ky shtet heq vizat me shqiptarët, VENDIMI hyn në fuqi me 15 gusht

Ajo pati deklaruar gjithashtu se ish-zyrtari i FBI-së dhe Rama kishin një marrëdhënie personale dhe se McGonigal fliste shpesh për kryeministrin shqiptar. Dëshmitë e saj morën peshë të veçantë pas publikimit të aktakuzës nga drejtësia amerikane, ku emri i Edi Ramës përmendej në disa pika të dokumentit zyrtar.

Published inNEWS