Skip to content

meteorologët paralajmërojnë reshje të fuqishme

Pas një vere përvëluese dhe valëve të përsëritura të të nxehtit, Europa pritet të përballet gjatë shtatorit me një ndryshim të kushteve atmosferike dhe mot më të paqëndrueshëm.

Ekspertët thonë se ndryshimet do të vihen re më tepër në rajonin e Mesdheut, ku temperaturat e larta të ujit mund të ndikojnë në krijimin e sistemeve të fuqishme atmosferike.

Related article  Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë, humb jetën drejtuesi

Pas tre muajsh ngrohjeje, deti arrin temperaturat më të larta vjetore dhe nis të përballet me masat e para ajrore të ftohta. Kontrasti mes detit të ngrohtë dhe ajrit më të ftohtë mund të krijojë kushte për reshje shumë intensive.

Related article  Ngjarje e rëndë! Kunati i vogël i Luizit me shokë dhunojnë rëndë rojen e moshuar! Dalin detajet e rënda

Sipas meteorologëve, vera e nxehtë e ka “ngarkuar” Mesdheun me energji, duke rritur potencialin për fenomene ekstreme të motit gjatë periudhës së ardhshme.

Ndërkohë, El Niño po intensifikohet dhe pritet të ndikojë modelet klimatike globale gjatë muajve në vazhdim.

Related article  Tozaj vazhdon me denoncimet e forta

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se temperaturat gjatë vjeshtës mund të mbeten mbi normalen.

Shkencëtarët ngrenë shqetësimin se, nëse këto tendenca vazhdojnë, viti 2027 mund të bëhet viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

Published inNEWS