Skip to content

Dalin emrat e personave qe humben jeten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karmë të Vaut të Dejës.

Dy persona dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe.

Sokol Preka, 40 vjeç, roje i lokalit dhe David Deda, elektricist, kanë humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Related article  Alarm ne qytetin bregdetar, gjendet b.ombe

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Karmë, ju informojmë se edhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Related article  Në dorë mbante orën që kushton sa një vilë në det! Klodiana Lala zbulon detajet e papritura: Ja çfarë po i bëjnë agjentët e BKH në “birucë!

“Në fshatin Karmë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit.

Related article  Ndahet nga jeta gazatari i njohur 40 vjeç, dyshohet se

Si pasojë, shtetasi S. P. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa shtetasi D. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi më herët policia./vizionplus.tv

Published inPetravu