Skip to content

Perplasje e ashper mes gazetarit dhe ish banores se bigut

Një video e publikuar nga gazetari Elton Tozaj ka shkaktuar një përplasje publike mes tij dhe Rizarta Hoxhës.

Në pamjet e shpërndara, Hoxha shfaqet duke shkëmbyer një puthje me një burrë, ndërsa publikimi është shoqëruar me pyetjen nëse momenti ishte regjistruar para apo pas udhëtimit të saj në Spanjë.

Pas publikimit të pamjeve, Rizarta Hoxha reagoi në Instagram, duke e konsideruar shpërndarjen e tyre një cenim të jetës së saj private.

“Dua të sqaroj publikisht diçka që tashmë ka kaluar kufirin e informacionit dhe ka hyrë në cenimin e jetës private”, shkroi Hoxha.

I publikoi videon intime, përplasje e ashpër mes Rizarta Hoxhës

Ajo iu referua edhe dispozitave ligjore që, sipas saj, mbrojnë jetën private, personalitetin, reputacionin dhe të dhënat personale, ndërsa bëri të ditur se nuk do të vijojë ta trajtojë publikisht çështjen.

“Nga ky moment, çështja nuk do të trajtohet më publikisht, por vetëm në rrugë ligjore”, deklaroi ajo.

Pas reagimit të Hoxhës erdhi edhe përgjigjja e Elton Tozajt, i cili mbrojti vendimin për publikimin e pamjeve.

Gazetari argumentoi se videoja ishte realizuar në një ambient publik dhe se, sipas tij, raportimi për personazhet publikë në rrethana të tilla nuk përbën shkelje.

“Fakti që je personazh publik të vendos dhe të mban në qendër të vëmendjes”, shkroi Tozaj.

I publikoi videon intime, përplasje e ashpër mes Rizarta Hoxhës

Ai argumentoi gjithashtu se publikimi i fotografive apo videove të realizuara jashtë një ambienti privat mund të jetë pjesë e raportimit kur ekziston interes publik.

Published inLajme