Skip to content

Njoftimi i shpejte nga aeroporti i Rinasit

Avaria teknike në sistemin e monitorimit të “Albcontrol” ka shkaktuar kaos me oraret e udhëtimeve pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Aeroporti ka reaguar zyrtarisht duke raportuar se, deri më tani janë regjistruar pesë fluturime të anuluara plotësisht, ndërsa një tjetër është shtyrë për ditën e nesërme.

Përveç anulimeve, problemet teknike kanë sjellë vonesa të konsiderueshme për 12 fluturime në nisje dhe tre të tjera në mbërritje.

Related article  From Film Star to Baker: ’80s Icon Leaves a Lasting Legacy at 86 as Fans Remember a Hollywood Legend

Mësohet se, Aeroporti Nënë Tereza ka angazhuar stafin maksimal në terminal për menaxhimin e pasagjerëve të prekur nga këto ndryshime.

Njoftim nga TIA:

“Për shkak të një problemi teknik të përkohshëm në sistemin e monitorimit të trafikut ajror nga Albcontrol, fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare u pezulluan për pak minuta si masë sigurie.

Problematika u adresua menjëherë dhe aktualisht po bëhen të gjitha përpjekjet për rikthimin sa më të shpejtë të operacioneve në normalitet.

Related article  From Struggling with Weight to Making a Difference: A Woman’s Inspiring Story

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore, ndërsa po menaxhon pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve.

TIA ka angazhuar numrin maksimal të stafit në dispozicion për të mbështetur operacionet në terminal dhe për të garantuar menaxhimin sa më të shpejtë të situatës.

Related article  Alarm i madh ne aeroportin e njohur

Ekipet tona janë në gatishmëri të plotë dhe po bëjnë maksimumin për të përshpejtuar rikthimin e operacioneve në normalitet.

Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet dhe komunikimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimit.

Siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor.”, njofton aeroporti.

Published inNEWS