Skip to content

Çfarë po ndodh në Rinas? Raportimet e fundit thone se …

Qindra pasagjerë kanë mbetur në pritje në Aeroportin e Rinasit, pasi një problem teknik që preku sistemet e trafikut ajror shkaktoi vonesa të konsiderueshme në fluturime.

Udhëtarët janë filmuar duke pritur në aeroport, ndërsa vonesat në nisje kanë kaluar në disa raste mbi një orë.

Related article  Ergys Agasi sfidoi SPAK-un dje në gjykatë: Kam takuar ministra e drejtorë, sot lëshohen urdhërarreste për shefen e SHISH dhe ish-kryepolicin

Pasagjerët presin të marrin informacion për oraret e reja të fluturimeve dhe nisjen drejt destinacioneve të tyre.

Sipas njoftimit të Albcontrol, ekspertët e institucionit janë angazhuar për rikthimin e sistemeve në funksion, ndërsa rreth orës 18:00 është bërë e mundur rikthimi në funksionim normal i 90% të sistemeve.

Related article  “Uhh qyqe sa të mádh e páske…”, del video tjetër skándaloze e yjeve

“Ekspertët e Albcontrol kanë marrë të gjitha masat për të shmangur çdo rrezik për avionët në hapësirën ajrore dhe janë angazhuar për rikthimin e sistemeve në punë”, thuhet në njoftim. Albcontrol thekson se falë reagimit në kohë dhe në mënyrë profesionale është shmangur bllokimi i trafikut ajror në hapësirën ajrore shqiptare.

Related article  Akrepat kthehen një orë pas! Ja kur fillon ora dimërore
Published inNEWS