Skip to content

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Shosh të Shkodrës, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur aksidentalisht nga një pemë.

Viktima është Tonin Zojza, i cili, sipas informacioneve paraprake, ndodhej në një zonë pyjore duke prerë dhe mbledhur dru në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

Related article  E BUJSHME – Kryebashkiaku socialist del në protestë! Jam i tradhtuar, më ra si “bombë”…

Dyshohet se gjatë punës një pemë e ka goditur 58-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime fatale.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme procedurale.

Related article  E trishte kete te hene, ndahet nga jeta mjeku i njohur ne vend

“Sot, në fshatin Shosh, në një zonë pyjore, dyshohet se shtetasi T. Z., teksa po priste/mblidhte dru, është goditur aksidentalisht nga një pemë dhe, si pasojë, ka humbur jetën.

Related article  “Për borxh dhe për…”, zbardhën detaje të reja nga vra sja e Edmondit

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

Published inNEWS