Skip to content

“U shemb pllaka e një shtëpie të pabanuar”, detaje të reja për tragjedinë me 3 viktima të mitur në Gjakovë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Jabllanicë të Gjakovës, ku 3 fëmijë kanë vdekur si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.

Detaje të reja për Gazetën Express dha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se vdekja e tre fëmijëve erdhi si pasojë e shembjes së pllakës se një shtëpie të pabanuar.

Related article  Dhendri i Trump anuloi viziten ne Shqiperi ne momentin e fundit, cfare ndodhi me Ramen, dalin detajet

Ai tha se personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha ai.

Related article  Ishte në shtëpi, por aty i hyn i arratisuri dhe .... Detajet

Njëri nga viktimat është 16 vjec dhe tjetri 14 vjeç, ndërsa për të tretin ende nuk dihet mosha saktë.

 

Related article  Tragjedi në vendin me mijêra shqiptarë, çifti bie në greminë, vd*s burri! Gruaja në vd*kje klinike, humb edhe foshnjën
Published inLajme