Skip to content

Dasma kthehet ne nje skene paniku

Një dasmë në Ohio të Shteteve të Bashkuara është kthyer në një skenë kaosi, pasi një konflikt mes dy familjeve ka degjeneruar në përleshje dhe kërcënime me thikë.

Ngjarja ndodhi gjatë ceremonisë së dasmës, ku një mosmarrëveshje mes të ftuarve u përshkallëzua brenda restorantit. Sipas policisë, një prej personave të përfshirë dyshohet se mori një thikë nga tavolina dhe filloi të kërcënonte të pranishmit.

Related article  Lajm ekskluziv: Eksperti jep lajmin e rëndë për gjithë PENSIONISTËT: Po s’doli, une s’dal më!

Një video e publikuar nga autoritetet tregon momentet e tensionit, ndërsa të ftuarit largohen me nxitim nga salla dhe dalin të panikosur në parking.

Sipas raportit policor, 46-vjeçari Raed Mahmoud Suleiman dyshohet se ishte personi që mori thikën. Në pamjet e incidentit, një nga të pranishmit shihet duke hedhur një karrige drejt tij në përpjekje për ta ndaluar.

“Ai shkoi një hap më tej dhe nxori një thikë të vërtetë dhe po kërcënonte njerëzit me të”, deklaroi shefi i Policisë së Westlake, Jerry Vogel.

Related article  Paralajmërimi tronditës: Akullnaja e Fundit të Botës do të shkrijë brenda vitit 2067

Kur policia mbërriti në vendngjarje, rreth 40 persona ishin larguar nga salla dhe ndodheshin në parking, duke u përpjekur të largoheshin nga situata e dhunshme.

Tre persona mbetën të plagosur gjatë përleshjes, ndërsa policia arrestoi Suleimanin dhe dy burra të tjerë. Suleimani përballet me akuza për sulm, shkaktim paniku dhe manipulim provash, pasi dyshohet se hodhi thikën përpara mbërritjes së policisë.

Related article  Vjen njòftimi urgjènt i motit nga IGJEUM, shirat nuk do ndálen, ja çfarë do ndòdhë pas pak orësh në këta qytete

Hetuesit dyshojnë se konflikti lidhet me një përplasje të hershme mes dy familjeve, të cilat zakonisht nuk takohen me njëra-tjetrën. Prania e tyre në të njëjtën dasmë dyshohet se ka rikthyer tensionet e vjetra.

Autoritetet amerikane po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të incidentit dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.

Published inPetravu