Skip to content

Aksident i rende ne Tirane me pasoje humbje jete

Një aksident i rëndë është regjistruar në kryeqytet ku viktimë ka mbetur një vajzë e mitur. Sipas informacionit paraprak mësohet se ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës, në zonën e Farkës, ku shtetasi 24-vjeçar i identifikuar si Arbër Toçilla, dyshohet të ketë përplasur aksidentalisht një vajzë rreth 1 vjeç e gjysmë.

Related article  Nderron jete 15 vjecari qe beri bashke nje Shqiperi te tere

Fatkeqëissht e mitura ka ndërruar jetë ndërkohë që 24-vjeçari është arrestuar nga Policia. Ngjarja është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, teksa i riu ishte duke kryer manovra duke lëvizur mbrapa me automjet.

Related article  Brace del publikisht kunder reformes territoriale

Si rrjedhojë ai përplasi të miturën e cila për fatin e keq nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Related article  ‘Degradon’ debati online mes Dea Mishel dhe Erion Braces. Tronditese cfare i ben ne fund deputeti i PS
Published inNEWS