Skip to content

Kjo është 44-vjeçarja nga Gramshi që u vra dje

Është publikuar ditën e sotme fotoja e 44-vjeçares shqiptare  e cila u vra ditën e djeshme nga bashkëshorti i saj. Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, kjo është shqiptarja nga Gramshi e cila u qëllua për vdekje me thikë në zonën e e qafës nga burri i saj 53-vjeçar Bujar Meço.

Del FOTO: Kjo është 44-vjeçarja nga Gramshi që u vra dje,

Esma Meço

Siç kemi raportuar dhe ne më parë, mediat greke shkruajnë se 44-vjeçarja ishte viktimë e dhunës në familje për shumë vite. Në këto rrethana, mësohet se Esma kishte vendosur të ndahej dhe kishte caktuar një takim me avokatin e saj, i cili do të zhvillohej ditën e sotme nëse gjërat nuk do të përmbylleshin në mënyrë tragjike.

Related article  E TURPSHME cfare thote Iris Luarasi për protesten e “Zvërnecit”: Në këtë rast është…

Teksa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim, bëhet me dije se kanë dalë detaje nga ekzaminimi mjeko-ligjor, i cili ka konfirmuar se Esma vdiq në vend si pasojë e plagës së marrë. Plaga me thikë në pjesën e qafës ishte e thellë, me tehun që arrinte dhe depërtonte në mushkërinë e djathtë, duke shkaktuar gjakderdhje të rëndë të brendshme dhe të jashtme.

Related article  “Ba hajde se kam fr*kë”, historia sh*kuese e varrmihësit në Tiranë: Dëgjoja të qarën e një fëmijë ne v*rr, kur afrohesha

Ndërsa bëhet me dije se në trup nuk u gjetën dëmtime të tjera e thuhet se vdekja vlerësohet të ketë ndodhur shumë shpejt, për vetëm 3 deri në 5 minuta. Ndërsa mësohet se thika që i mori jetën Esma Meços ishte afërsisht 20 centimetra e gjatë.

Në një prononcim të dhënë për protothema.gr avokatja që përfaqësonte 44-vjeçaren fatkeqe, Evangelia Kola bëri me dije se viktima kishte vendosur të divorcohej nga 53-vjeçarja dhe se ata nuk jetonin bashkë së fundmi. Referuar hetimeve të deritanishme, raportohet se arsyeja e dhunës së ushtruar ndaj Esmës të ketë qenë xhelozia, mirëpo për vrasjen e  saj nuk përjashtohet mundësia që shkak të jetë bërë kërkesa për divorc.

Related article  Search results for: A touching tribute service in Shreveport honors 8 young people from the community

Ndërsa raportohet se 53-vjeçari merrte ilaçe dhe më parë ishte shtruar në një klinikë psikiatrike, por u përcaktua se nuk kishte nevojë për shtrim të mëtejshëm në spital.

Published inNEWS