Skip to content

TRISHTIM – Nje tjeter humbje e madhe per muziken! Vdes nje ze i vecante (E TRISHTE)

Rrustem Çela, një prej rapsodëve të shquar të Hasit dhe një zë i veçantë i folklorit tonë, është ndarë nga jeta mbrëmjen e së martës. Lajmin e trishtë e japin miqtë dhe të njohurit e artistit hasjan.

Me zërin, sharkinë, çiftelinë dhe interpretimin e tij, ai la një pasuri të çmuar në folklorin hasjan dhe shqiptar. Emri i tij, i lidhur edhe me treshen e njohur Dida–Çela–Kovaçi, do të mbetet pjesë e historisë së këngës popullore të Veriut.

Related article  Irani merr vendimin fatal, Kërcënim për tregtinë globale të energjisë

Rrustem Çela ishte pjesë e atij brezi artistësh që nuk kënduan vetëm për të argëtuar, por për të ruajtur historinë, traditën, kujtesën dhe shpirtin e Hasit.

Related article  Rama thirrje te forte: Të ndërtojmë së bashku Shqipërinë e vitit 2030 në Bashkimin Evropian

\”Për ne, kudo që ndodhemi në diasporë, largësia nuk e zbeh dhimbjen për njerëzit që kanë qenë pjesë e identitetit dhe kujtesës së vendlindjes. Sot i përulemi me respekt kujtimit të Rrustem Çelës dhe shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta\”, shkruan Diaspora Hasjane.

Related article  Reagon gazetarja: Një makine e zezè më prèu rrugën, ajo çfarë bëri shoferi kur zbríti

Rapsodët si Rrustem Çela nuk vdesin. Ata jetojnë në këngët që lanë pas, në kujtesën e popullit dhe në zërat e brezave që do të vazhdojnë t’i këndojnë Hasit.

Një nga rapsodët më të shquar të Hasit, ndahet nga jeta
Published inPetravu