Skip to content

“E kam parë si baba, si vëlla”, Laerti- Valbonës: Cilat janë ndjenjat e tua?

Valbona dhe Laerti kanë pasur një përplasje të fortë këto ditë, pasi aktori në zgjedhjen zinxhir shpëtoi Rozanën dhe jo atë.

Teksa po transmetohej një klip për këtë situatë, Valbona thotë se Laertin e ka parë si baba, si vëlla.

Valbona: Shumë emocione të përjetuara sërish që më rëndojnë shumë mua. Ndjenjat e mia, që nga deklarimi im, deri tani janë shumë të sinqerta për Laertin. Që në zgjedhjen e shpëtimit të Rozanës, natën e parë kam dëgjuar 50 versione nga Laerti pse pikërisht zgjodhi Rozanën.

Related article  Tronditet Gjermania - Nxënësi shqiptar godet mësuesin me thikë, policia e ekzekuton!

Laerti: Sapo pashë në klip që ke thënë e shoh si vëlla, si baba. Cilat janë ndjenjat e tua të sinqerta? Pashë dhe këtë tjetrin (Jozin) që tha Valbona është zero pa Laertin. Shpëtova unë Rozanën. Ti kë shpëtove? Një mashkull që s’ka lënë femër pa sharë në shtëpi.

G Bani: Hipokrit, maskara. Ti je tallur me Valbonën. Ti nuk je i sinqert. Ti nuk je i sinqert.

Laerti: Je ti i sinqert që na fsheh ushqimet.

Related article  Rama e sulmoi, Veliaj i kthehet keq nga qelia

G Bani: Shih sa i poshtër je.

Laerti: I vodhe ti ushqimet dhe i fshehe.

Pas debateve të shumta në living, Valbona shkoi në Dhomën e Rrëfimit për të folur aty.

Valbona: Ndërkohë që po flisnim për marrëdhënien tonë, ai përmend G Banin, fut në lojë personazhe të tjerë, por mesa duket është e qartë. Ajo që po flisja pak më përparë është që ndjenjat e mija për Laertin janë shumë të rëndësishme. Është kapur ajo pjesa baba, vëlla, e kisha fjalën për figurën e fortë. Jam ndjerë keq për zgjedhjen që Laerti bëri dhe përpara zgjedhjes, unë u çova që ta përqafoja Laertin dhe ai tha që do përqafonte Rozanën. Gjatë darkës i kërkova një shpjegim dhe mes shumë shpjegimeve njëherë përdori Livian, që ja bëri me sy. Më pas më tha për motrën se kishte shumë emocione. Pastaj më thoshte që më donte. Më tha që gaboi, më pas që nuk gaboi. Mendoj se më ka përdorur.

Related article  “Do kisha vdekur për bukë nëse…”/ Ish-banori i BBVA ‘zbulon’ rrogën si polic

Laerti: Tani unë dëgjoj maskara…

Published inShowbizz