Skip to content

Erion Brace e ka ndare mendjen, i dergon mesazhin e forte Edi Rames: “Do t’i shkoj deri ne fund…”

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, vijon të sinjalizojë publikisht se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ambicia për të garuar për drejtimin e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e ardhshme. Prej kohësh, Braçe ka shtuar kritikat për problematikat e kryeqytetit, ndërsa këtë herë ka folur drejtpërdrejt për mënyrën se si, sipas tij, duhet të zgjidhet kandidati socialist për Tiranën.

Në një postim në rrjetin e tij social ‘Facebook’, deputeti shprehet kundër përcaktimit të kandidatit përmes një vendimi të marrë nga lart, duke kërkuar një proces gare dhe përfshirjen e socialistëve në vendimmarrje.

“Unë nuk besoj se socialistët duan një njoftim, por duan të vendosin. Unë nuk besoj se socialistët duan të votojnë një njoftim, por duan të zgjedhin kandidatin e tyre për Bashkinë e Tiranës!”, shkruan Braçe.

Deputeti socialist lë të kuptohet se brenda PS-së ka nisur lëvizja për kandidaturat e mundshme, duke iu referuar, pa përmendur emra, personave të cilëve mund t’u jetë kërkuar të nisin punën në terren. Braçe e konsideron pozitive ekzistencën e disa alternativave, duke theksuar se dëshiron një garë me punë konkrete në terren dhe diskutime për zgjidhjen e problemeve të kryeqytetit.

Related article  Aksidenti me motor i mori jetën 32-vjeçarit, babai shtrin dorën te shqiptarët: Më ndihmoni të rris dy jetimët

Ai e vendos veten hapur mes pretendentëve, ndërsa thotë se ka nisur të takohet me qytetarët dhe të evidentojë problematikat në lagjet e Tiranës.

“Jam edhe unë një nga të gjithë dhe nuk prita të më thotë dikush: ‘Do të jesh ti, puno tani’. Jo, ndjeva njerëzit në rrugët dhe lagjet e Tiranës, pashë çfarë nuk ecën dhe çfarë krijon probleme. Po kuptoj qytetin dhe nevojat e tij, rrugicë më rrugicë”, shprehet Braçe.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

Unë nuk besoj se socialistët duan një njoftim, por duan të vendosin. Unë nuk besoj se socialistët duan të votojnë një njoftim, por duan të zgjedhin kandidatin e tyre për Bashkinë e Tiranës!

Related article  Kjo javë me kthesa të forta tek paratë dhe vendimet

Më kanë shkruar plot njerëz të mirë nga territori këto ditë.

I ka thënë atij: “Ti do të jesh, fillo puno”, dhe ai ka nisur punën fort. I ka konfirmuar edhe një herë asaj: “Ty të kam, merru me njerëzit”; i ka lënë të kuptojë asaj se “mund të jesh ti”.

Shikoni, kjo është shumë mirë. Ka gjallëri, edhe pse e padukshme, edhe pse “nuk është momenti”.

Mua më pëlqen të ketë garë, punë konkrete në territor, diskutime për zgjidhje. Jam edhe unë një nga të gjithë dhe nuk prita të më thotë dikush: “Do të jesh ti, puno tani”. Jo, ndjeva njerëzit në rrugët dhe lagjet e Tiranës, pashë çfarë nuk ecën dhe çfarë krijon probleme. Po kuptoj qytetin dhe nevojat e tij, rrugicë më rrugicë. Po flas me shumë njerëz për atë që duhet të ndryshojë rrënjësisht në këtë qytet, për ta bërë sërish të jetueshëm.

Related article  “Pas të nxehtit po vjen stuhia intensive dhe përmbytje në…”/ Lajda Porja jep lajmin e keq: Pasdite do të vijë një

Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund, si gjithmonë, për ta fituar këtë punë, sepse punë është!

Nuk pres një njoftim në mur apo në eter. Nuk vlen njoftimi, është i vjetër. Kriza që po jetojmë ka në thelb mënyrën se si vendosim dhe njoftimi, përgjithësisht përjashtues, nuk është më element i vendimmarrjes.

Socialistët së pari, por edhe njerëzit më gjerë, sidomos në këtë qytet, duan të jenë pjesë e vendimmarrjes, jo të marrin dhe të votojnë njoftime si produkt i një vendimmarrjeje që po bëhet gjithnjë e më e ngushtë dhe që nuk i përfshin. Kjo duhet të ndryshojë dhe Tirana e meriton.

Published inNEWS