Skip to content

Ngjarje tronditëse/ Gjenden pajete burri dhe gruaja! Detajet

Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë mëngjesin e kësaj të diele në Nea Smyrni të Athinës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Dy viktimat u konstatuan në hyrjen e një pallati në rrugën “Grigoriou Kydonia”, ku dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri. Gruaja, 45 vjeçe dhe me origjinë nga Shqipëria, kishte marrë disa plagë në trup dhe në fytyrë. Edhe burri që ndodhej pranë saj ishte qëlluar, duke marrë një plagë fatale në kokë.

Related article  E rende ne vendin tone, nje person humb jeten

Të dhënat e deritanishme tregojnë se asnjëri prej tyre nuk banonte në pallatin ku u gjetën trupat, fakt që ka shtyrë hetuesit të verifikojnë arsyen e pranisë së tyre në atë vend dhe personat me të cilët mund të kenë pasur kontakte përpara krimit.

Related article  Aksident me humbje jete, makina “merr përpara” këmbësoren

Çështja po hetohet nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar. Në zonë janë kryer kontrolle dhe ekspertiza për sigurimin e çdo prove që mund të ndihmojë në identifikimin e autorit apo autorëve.

Related article  Shpërthen protestuesja me deklaratën e frikshme që po bën xhiron e rrjetit!

Një nga elementët që mbetet ende për t’u gjetur është arma e përdorur në krim. Paralelisht, autoritetet po punojnë për konfirmimin e identitetit të viktimave, rindërtimin e lëvizjeve të tyre para ngjarjes dhe përcaktimin e motivit të mundshëm të vrasjes.

Published inNEWS