Skip to content

Lajm i rendesishem nga amerika

Një gjykatë federale në SHBA ka rrëzuar vendimin e janarit të Presidentit Donald Trump që pezullonte lëshimin e vizave emigruese për shtetasit nga 75 vende, duke e cilësuar masën si të paligjshme.

Vendimi u dha të premten nga gjyqtarja federale Jeannette Vargas në Manhattan. Sipas saj, politika e administratës Trump tejkalonte kompetencat ligjore të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio dhe binte ndesh me ligjin federal të emigracionit.

Related article  Incident i avionit te kompanise se madhe

Politika ishte shpallur nga Departamenti i Shtetit në janar dhe kishte prekur aplikantë për viza emigratore nga dhjetëra vende të botës. Në listë përfshiheshin vende të Amerikës Latine, si Brazili, Kolumbia dhe Uruguai, vende të Ballkanit, përfshirë Bosnjë-Hercegovinën dhe Shqipërinë, si dhe Pakistanin, Bangladeshin dhe shumë shtete të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Karaibeve, raporton Reuters.

Related article  Ndodh mrekullia në Durrës! E dërguan për të vdekur në Morg, të pastrehurit i kthehet pulsi dhe shpëton

Gjyqtarja argumentoi se ndalimi i lëshimit të vizave vetëm mbi bazën e kombësisë së aplikantit ishte në kundërshtim me skemën ligjore amerikane. Ajo e konsideroi politikën haptazi të paligjshme.

Related article  Avioni del nga pista, pasoja fatale

Padia ishte ngritur nga organizata për të drejtat e emigrantëve dhe aplikantë për viza, të cilët kundërshtuan pezullimin e procedurave.

Published inNEWS