Skip to content

Tjeter aksdent brenda dites se premte ne vendin tone

Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në Durrës, pranë Urës së Fllakës ku bëhet me dije se një motor është përplasur me një makinë ,duke lënë pas një të plagosur.

Për pasojë thuhet se i plagosur ka mbetur motoçiklisti, i cili thuhet se ka marrë dëmtime në kokë dhe në gjymtyrë.

Related article  Lorenzo Lamas Calls Girlfriend Heather Locklear the ‘Most Amazing Woman’ After First Public Appearance Together

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë shërbimet e emergjencës, ndërsa motorçiklisti është transportuar në spital. Fatmirësisht thuhet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, ky mbetet aksidenti i tretë i ndodhur në Durrës brenda ditës. Siç raportuam dhe mëngjesin e sotëm, aksidenti i parë në qytetin bregdetar ndodhi në orët e para atë kësaj të premteje, në zonën e Vilës së Zogut ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 40 metra në humnerë. Për pasojë mbeti e plagosur drejtuesja e mjetit, e cila dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur.

Related article  Detaje te reja nga ngjarja e rende e oreve te vona

Ndërsa aksidenti i dytë ishte fatal për një të ri në Durrës, pasi për shkak të përplasjes së fortë të një makine dhe biçiklete, drejtuesi i këtij të fundit, 32 vjeçari Vasil Hasani dha frymën e fundit në vendngjarje.

Related article  Dha kontribut të madh për të gjithë, sëmundja e rëndë i merr jetën mësueses dhe artistes nga Kurbini
Published inNEWS