Skip to content

Zbulon arsyen e dhimbshme pse e vrnë 20 vjeçarin: Ai u mundua të ndihmonte një vajzë e cila po

Miqtë e 20-vjeçarit portugez Luís Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë në orët e para të mëngjesit të së martës në Ksamil, kanë deklaruar në polici se i riu po përpiqej të ndihmonte një vajzë që po ngacmohej.

Sipas medias portugeze “CM Jornal”, grupi që shoqëronte Mendes ka dhënë dëshmi në policinë shqiptare, duke treguar se gjithçka nisi pas një përplasjeje me disa persona që po shqetësonin një grua në rrugë.

Sipas dëshmive të tyre, Luís Mendes ishte i pari që ndërhyri, në përpjekje për të ndaluar situatën dhe për të mbrojtur vajzën.Në grupin e personave që dyshohet se po e shqetësonin vajzën ishte edhe Sokrat Vata, i dyshuari kryesor për vrasjen e 20-vjeçarit portugez.

Vrasja në Ksamil, mediat portugeze: 20-vjeçari u vra pasi
Viktima Luís Mendes
Përplasja mes dy grupeve vijoi më tej dhe, sipas dëshmive të miqve të viktimës, konflikti u zhvendos deri te radha e hyrjes së një resorti në Ksamil, aty ku policia shqiptare dyshon se ndodhi edhe vrasja.

Mendes u godit me thikë dhe, pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Related article  Arben Kola, jep mesazhin e FORTE per protestuesit

Sipas raportimit, miqtë e Mendes kanë treguar në polici se ai nuk ishte pjesë e konfliktit fillimisht, por ndërhyri pasi pa vajzën që po ngacmohej.

Ndërkohë, hetimet e autoriteteve shqiptare vijojnë për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes, ndërsa Sokrat Vata konsiderohet i dyshuari kryesor për vrasjen.Trupi i 20-vjeçarit portugez vijon të qëndrojë në Shqipëri, ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës

13 persona do të dalin para togave të zeza në Sarandë këtë të premte, për t’u njohur me masat e sigurisë, pas vrasjes së bujshme të turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në ambientet e jashtme të një lokali në Ksamil.

Mes personave të akuzuar, përpos autorit, janë edhe dy shtetas turq, të cilët e ndihmuan në përpjekjen e tij për t’u arratisur, kamarierë të lokalit dhe disa punonjës sigurie.Policia ka kryer kontrolle në tre qytete të vendit për kapjen e dy personave të tjerë, të shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për pronarin e lokalit “Principotes” ku nisi sherri fizik dhe një 29-vjeçar i cili dyshohet si bashkëpunëtori kryesor në krim.

Related article  Aksidenti TR*GJIK ku humbën jetën nënë e bir nga Shqipëria! Publikohen PAMJE dhe fjalet e ...

Ndërkohë, në dëshminë e tij, 29-vjeçari Sokrat Vata, i cili punonte si truprojë te beach bar-i, ka theksuar se gjithçka ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas tij, thika ishte e turistit 20-vjeçar dhe se zanafilla e konfliktit ishte momenti që ai u ka kërkuar një grupi turistësh të mbajnë qetësi, me pretendimin se këta të fundit ishin nën efektin e alkoolit.

Vetë ai, i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore për shkak se ka shenja goditjeje në trup.

Momenti i arrestimit të autorit të vrasjes dhe dy shtetasve turq – Levan, Fier
Në pamjet e kamerave të sigurisë duken vetëm momentet e para të sherrit dhe, për shkak të njerëzve që vrapojnë, nuk dallohet qartë. Pjesa tjetër nuk është filmuar nga kamerat, për shkak të distancës dhe errësirës.Pavarësisht aludimeve që qarkulluan fillimisht, se shkak i përplasjes fizike dhe më pas i aktit fatal ishte një vajzë, kjo gjë nuk është konfirmuar ende. As autori, 29-vjeçari nga Hasi, nuk ka thënë asgjë të kësaj natyre para hetuesve.

Related article  When Late-Night TV Crossed the Line

Personat e përfshirë dhe rolet e tyre në krim
1. Sokrat Lipan alias Sokrat Vata – autori i dyshuar i krimit, i arrestuar.
2. Nuh Mahmutoglu – shtetas turk, i arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.
3. Ezgi Perlak – shtetase turke, e arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.
4. Serxhi Selimi – kamerier në lokal.
5. Ervis Bunci – kamerier në lokal.
6. Ildi Cekani – kamerier në lokal.
7. Murat Zhabina – kamerier në lokal.
8. Miosid Matushaj – oficer i Policisë në Gjirokastër; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.
9. Luciano Seferi – punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.
10. Romeo Shehu – polic bashkiak në Gjirokastër; i arrestuar dhe i pezulluar nga detyra.
11. Kristi Koshi – i arrestuar; funksioni apo vendi i tij i punës nuk dihet.
12. David Heurtevent – klient në lokal, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim.
13. Bekim Bulica – pronar i lokalit, i shpallur në kërkim për fshehjen e krimit.

Published inNEWS