Skip to content

Autori i ngjarjes merr vendimin e papritur

Është dorëzuar në policinë e Shkodrës autori i dyshuar i plagosjes së Vladimir Bruçit. Mësohet se Pjerin Bitani, sipas burimeve, është vetëdorëzuar pas negociatave të zhvilluara me efektivët e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 14:30, ku mbeti i plagosur shtetasi Vladimir Bruçi. Bitani dhe Bruçi njiheshin prej vitesh dhe kishin marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin.

Related article  LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë, një i vd*kur dhe një i plagosur (EMRAT)

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se para incidentit mes dy shtetasve ka pasur një debat, i cili dyshohet të ketë nisur për çështje që lidhen me kamerat e sigurisë.

Bitani ka një lokal dhe Vladimir Bruçi i ka kërkuar që të heq kamerat e sigurisë duke qenë se ka shtëpinë aty dhe kalon çdo ditë. Autori i dyshuar nuk ka pranuar dhe pavarësisht miqësisë mes tyre përfundoi me plagosjen e Bruçit.

Related article  Nje ngjarje shume e rende ka tr*nditur fqinjet e vendit tone

Konflikti më pas ka agravuar, duke përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe plagosjen e Bruçit.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Deklarate e forte nga protesta e sotme, habit djali i ri

Ndërkohë, pas dorëzimit të autorit të dyshuar, policia po vijon veprimet procedurale dhe hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të sqaruar motivin e saktë që çoi në konfliktin mes dy shtetasve.

Published inNEWS