Skip to content

Demokratët nuk gjejnë qetësi as në verë!

Partia Demokratike do të mbajë këtë 27 gusht, në orën 18:00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar, pas zgjedhjeve të mbajtura më 15 korrik për kupolën drejtuese.

Sipas një njoftimi zyrtar drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, në rendin e ditës së mbledhjes parashikohet të jetë miratimi i platformës për modernizimin e brendshëm të Partisë Demokratike, si edhe të infrastrukturës së saj digjitale.

Related article  Tjetër aksident i rëndë/ I plagosuri, transportohet me urgjencë drejt Traumës, por...

Në njoftimin e dhënë anëtarëve u kërkohet të marrin masat e nevojshmë për të qenë të pranishëm në mbledhje. Kujtojmë se në zgjedhjet e 15 korrikut u rizgjodhën disa nga emrat më të njohur të partisë, mes tyre Flamur Noka si Sekretar i Përgjithshëm, Gazment Bardhi e Agron Gjekmarkaj si nënkryetarë dhe Klevis Balliu si Sekretar Organizativ.

Related article  Pas Marjana Koçekut nisin braktisjet e forta nga PS, ja kush janë të larguarit

Rendi i ditës:

– Paraqitja dhe miratimi i platformës për modernizimin e brendshëm dhe infrastrukturës digjitale të PD-së.

Published inNEWS