Skip to content

Aksident tronditës / Autobusi dhe kamioni përplasen kokë më kokë, 21 nderrojne jete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Brazil orët e para të së mërkurës në autostradën BR-373.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në rajonin e Ibizës, ku një autobus u përplas kokë më kokë me një kamion me rimorkio në lartësinë e kilometrit të 210-të.

Related article  Ky vend nuk gjen qetesi nga termeti, ja cpo ndodh

Mediat shkruajnë se si pasojë e kësaj njëzet pasagjerë të autobusit dhe shoferi i kamionit humbën jetën në përplasje, duke e çuar numrin total të viktimave në njëzet e një.

Related article  Ndahet nga jeta ish-ministri i njohur

Lajmi u konfirmua nga kompania menaxhuese e autostradës Via Araucária, ndërsa katër të plagosur u raportuan gjithashtu në incident.

Published inNEWS