Skip to content

I FUNDIT – Tragjedi e rende rrugore, vds nje person plagosen rende kater persona te tjere

Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Pejë–Prishtinë, në Kliqinë të Pejës.

Related article  “Ky është njeriu që sali berisha I frikësohet më së shumti!”

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka treguar se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Rreth orës 05:42 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Kliqinë, ku janë përfshirë tri vetura. Fillimisht janë raportuar katër persona të lënduar”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Related article  E bujshme! Edi Rama jep lajmin e madh: Do japim 4000 mijë shtëpi për çiftet e reja, ja kushtet e kredive

Ai ka dhënë edhe detaje tjera për rastin.

“Njëri prej të lënduarve, pasi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, është shprehur.

Related article  Në malësinë e Librazhdit! Rrufetë asgjësojnë tufën e dhive, mrekullia i ndodh bariut, gjendet duke
Published inNEWS