Skip to content

Ngjarje e rëndë në Vlorë, publikohen emrat

Zbulohen identitetet e gjashtë personave që mbetën të lënduar nga zjarri i fuqishëm që përfshiu në orët e para të mëngjesit hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës.

Të lënduarit janë kryesisht të rinj, mes moshave 20 dhe 30 vjeç. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për:

Ndorina Rexhepi 25 vjec
Arlinda Rexhepi 27 vjec
Erza Grainca 21 vjec
Aldo Kasimi 30 vjec
Ana Dyrmishi 25 vjec
Luan Saliu, 21 vjeç

Related article  Qeveria jep lajmin e dytë për pensionet, paralajmëron

Zjarri ra rreth orës 04:05 në ambientet e brendshme të hotelit, në lagjen “10 Korriku”. Flakët dyshohet se nisën në ambientet e restorantit dhe u përhapën në godinë, duke detyruar pushuesit të kërkonin rrugëdalje nga hoteli.

Disa prej tyre, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, u detyruan të hidheshin nga ballkonet, duke pësuar fraktura dhe dëmtime të tjera trupore.

Related article  E fundit! Parashikimi qe do tju ndricoje diten!

Sipas Policisë, pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ndërsa një tjetër po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Dy prej të lënduarve kanë pësuar djegie të konsiderueshme në trup.

Related article  E bujshme! Pas Marjana Koçekut nisin braktisjet e forta nga PS, ja kush janë të larguarit e bujshëm

Nga hetimet paraprake, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezulton se zjarri ka qenë aksidental. Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të saj./TCH

Published inNEWS