Skip to content

Tragjedi në kete shtet evropian, 12 humbin jeten pasi autobusi doli nga rruga dhe u përmbys

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident të rëndë trafiku në Hungari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të së dielës në autostradën M3, pranë Mezökeresztes, rreth 140 kilometra në lindje të Budapestit.

Related article  Dalin pamjet e çiftit të sapomartuar, kishin lidhur kurorë disa ditë më parë (EMRAT-DETAJE)

Autobusi, në të cilin ndodheshin 59 pelegrine, dhe dy shoferë, doli nga rruga, u përmbys dhe përfundoi në një kanal.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se shoferi kishte fjetur në timon dhe si pasojë kishte humbur kontrollin mbi autobusin.

Related article  Lajm i fundit, eshte gjetur nje person i pajete ne banesen e tij

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 35 persona nga autobusi, ndërsa disa të tjerë kishin mbetur të bllokuar nën të.

Për nxjerrjen e autobusit nga kanali janë përdorur edhe vinça.

Related article  Panik te Kombëtarja para ndeshjes me Bjellorusinë, mbrojtësi kuqezi shfaq probleme në Spanjë

Shoferi është arrestuar, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Published inNEWS