Skip to content

LAJM I MIRË për Shqiptarët/ Marrëveshja e pensioneve me shtetin e madh evropian

Shqipëria mirëpret nënshkrimin nga Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Polonisë.

Marrëveshja synon të garantojë mbrojtjen e të drejtave sociale të qytetarëve që kanë punuar ose jetuar në të dyja vendet. Marrëveshja parashikon njohjen dhe totalizimin e periudhave të sigurimit, duke u mundësuar qytetarëve që vitet e punës dhe kontributet e derdhura në një vend të merren në konsideratë edhe për përfitimet e sigurimeve shoqërore në vendin tjetër.

Related article  Shqiptari dhe greku vr*sin me th*ikë 15-vj.eçarin në Gjermani, sherri nisi për një vajzë që u kishte borxh 200 euro

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e ka vlerësuar këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për forcimin e të drejtave dhe mundësive për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Related article  TR*GJIKE! Aksidenti i rëndë rrugor u merr jetën 6 personave, ka dhe të plagosur

Marrëveshja me Poloninë i bashkohet rrjetit të marrëveshjeve që Shqipëria ka lidhur me vende të ndryshme për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore dhe njohjen e periudhave të punës e të kontributeve.

Related article  E papritur, zyrtari jep dorehqejen 'live'

Në këtë mënyrë, qytetarët shqiptarë që kanë punuar në Poloni do të kenë një kuadër më të qartë për njohjen e viteve të sigurimit dhe përfitimin e të drejtave që lidhen me pensionet dhe sigurimet shoqërore.

Published inNEWS