Skip to content

Del identiteti i personit te kapur nga Policia

Mësohet identiteti i 45-vjeçarit shqiptar, i cili u arrestua me një sasi të madhe kokaine të fshehur në makinën e tij. Në banesë iu gjetën armë, municion, jelek antiplumb dhe 88.900 euro cash.

Violinisti shqiptar i arrestuar në Francë me 38.3 kilogramë kokainë është Beng Bakalli, mëson ekskluzivisht Shekulli.

Bakalli, 45 vjeç, u ndalua nga autoritetet franceze në La Turbie, teksa udhëtonte me një automjet Citroën C5 Aircross në drejtim të Italisë. Kokaina ishte fshehur në dy ndarje të modifikuara në dyshemenë e makinës.

Related article  “Ba hajde se kam fr*kë”, historia sh*kuese e varrmihësit në Tiranë: Dëgjoja të qarën e një fëmijë ne v*rr, kur afrohesha

NEWS Aksident në aksin Elbasan-Shushicë, plagoset drejtuesi i mjetit, bllokohet qarkullimi
Sipas të dhënave të bëra publike për rastin, droga kishte një vlerë të përllogaritur prej rreth 1.14 milionë eurosh në tregun me pakicë.

Bakalli, i cili është violinist profesionist dhe pjesë e Orkestrës Simfonike Victor-Hugo Bourgogne Franche-Comté, ka pranuar para gjykatës se kishte marrë përsipër transportin e drogës kundrejt një pagese prej 20 mijë eurosh. Ai ka deklaruar se ishte futur në këtë histori përmes disa njohjeve të krijuara gjatë një udhëtimi në Shqipëri dhe ka mohuar se ishte kërcënuar apo detyruar.

Related article  Trump's Epstein Gamble Backfires: Conservative Base Erupts Over Cover-Up Claims

NEWS 500 kile kokainë përfundojnë në një fabrikë/ Tre shqiptarët humbën gjurmimin e kontejnerit! Ja si u zbulua droga
Por hetimi mori përmasa edhe më të mëdha pas kontrollit të banesës së tij.

Autoritetet franceze gjetën aty katër armë zjarri, dy pushkë, një jelek antiplumb, qindra fishekë dhe 88.900 euro cash. Paratë ishin të ndara në kartëmonedha 50-euroshe dhe të mbështjella me plastikë.

Për armët, Bakalli ka deklaruar se ishte qitës sportiv, ndërsa për paratë ka pretenduar se i kishte marrë si dhuratë nga babai i tij. Megjithatë, sipas hetuesve, disa prej armëve nuk rezultonin të deklaruara.

Related article  Federal judge rules in Trump deportation clash with anti-Israel ringleader

NEWS SPAK kërkoi lejimin e arrestimit të Ballukut, BIRN: Zvarritja e mbledhjes për zv.kryeministren, precedent i rrezikshëm
Prokuroria franceze ka kërkuar që gjykata të mos ndikohet nga profili i tij si muzikant dhe nga karriera profesionale, duke vënë në fokus sasinë e konsiderueshme të kokainës dhe mënyrën e sofistikuar të fshehjes së saj./Shekulli

Published inNEWS